Teuta me familjen e saj rikrijojnë foton e 2017 dhe ne sapo u ridashuruam me të

Që nga lindja e Tarës, Teuta Krasniqi, aktorja kosovare e ka bërë traditë albumin e festave të fundvitit, me foto gjithnjë e më të bukura! Ndërsa vjet ishim gjithë sy e veshë, sepse familjes së saj iu shtua Kaia, dhe e dinim që do të kishte surpriza në albumin familjar, jo që nuk u zgjënjyem, por u dashuruam me fotot që tregojnë harmoninë familjare të tyre!

Sikur ta dinte se ne na pëlqeu aq shumë, Teuta dhe Adonisi vendosën ta rikrijojnë foton. Ja ku shfaqen më të lumtur se kurrë duke u puthur me vogëlushet e tyre. Në vetëm një vit, ato kanë hedhur goxha shtat, e dalëngadalë po bëhen zonjusha të vërteta.

Ne urojmë që Teuta ta ruajë traditën e nisur, pasi përveç vlerave artistike që bartin, këta foto do të jenë kujtimet më të bukura të fëmijërisë për dy vogëlushet! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1119 Views