Pardje tregoi se është shtatzënë, sot mësuam gjininë e bebit
Themeluesja dhe sipërmarrësja e agjencisë së njohur të modelimit “Grace Model Management”, Greiss Petrovic, është në pritje të ëmbël. Bukuroshja e njohur është shtatzënë dhe gjatë muajve të parë të këtij viti do të gëzojë statusin e nënës.

Lajmi është konfirmuar për revistën Who, e cila shkruan edhe se modelja e njohur është në pritje të një vajze.

Greiss dhe partneri i saj Iliri janë bashkë prej disa vitesh. Pak muaj më parë, Greiss ishte e ftuar së bashku me vjehrrën e saj, zonja Tefta (ajo që të gjithë e njohim për recetat e saj speciale nga ekrani) për të folur për raportin e tyre nuse – vjehrrë.
Ardhja e një fëmije në shtëpinë e tyre është, pa asnjë dyshim, ndër dhuratat më të bukura të këtij viti.