Arrestohen dy djemtë e Azem Hajdarit, policia jep detaje mbi ngjarjen

Dy djemte e Azem Hajdarit kanë rrahur një person. Lajmi u bë i ditur nga policia e cila theksoi se vëllezërit tashmë janë të lirë me kërkesë të prokurorit.
Kiri Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, banues në Tiranë, u kapen ne Muriqan. Ata ishin ne kerkim pasi akuzohen se kane rrahur nje person, identifikuar si Mikel Margjeka, por pasi jane ndaluar dhe materialet iu referuar prokurorise, jane lene te lire.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Share With:
Translate »
777 Views