Festat vazhdojnë për Ponin dhe djalin e saj, ndryshon vetëm vendi
Djali i Ponit ka kaluar festa shumë të bukura këtë vit. Jo thjesht për atë atmosferën e ngrohtë që pamë në fotot e postuara nga e ëma, setin e fotove, dhuratave që patjetër ka marrë, por mbi të gjitha sepse ka qëndruar me të ëmën.Këngëtaret e koncerteve live kalojnë shumë kohë larg familjes, iu duhet të udhëtojnë shumë e të jenë në koncerte në mbrëmjet që mund të ishin me fëmijët. Në ditët e festave programi i tyre është shpesh i ngjeshur dhe shumë prej tyre mund të mos kenë mundësi as të ulen në tryezën festive, e as të presin me familjen mesnatën… Megjithatë duket se Poni ia ka dalë të qëndrojë me të birin gjatë këtyre ditëve. Pas fotove nga seti artistik, ajo ka postuar një të re nga një vend me borë ku duket se ka shkuar me pushime familjarisht.Ka zgjedhur mjedisin malor për këto festa dhe të veshur me rroba të përshtatshme ajo dhe i biri po e shijojnë peizazhin dhe bardhësinë, por mbi të gjitha shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo e bën më të gjatë festën!