Festë për Gencin dhe Enin, çifti kanë një datë të rëndësishmë sot

Çifti mjaft i dashur për publikun, Genc Fuga dhe Eni Jani, janë ndër aktorët më të mirë që ka vendi ynë. Ata njihen për rolet e shumta që kanë në teatër dhe kinematografi, por sot do të ndalemi tek rolet në jetën e tyre private. Eni dhe Genci janë të martuar dhe gëzojnë statusin prindër të dy vjazave simpatike të quajtura Stina dhe Ajri, dy emra mjaft të bukur shqiptarë e mjaft domethënës.


Nga postime në rrjetet sociale, çifti duket të jetë shumë i përkushtuar ndaj të bijave, sidomos në ditëë të veçanta si kjo e sotmja. Eni ka postuar një fotografi të një torte të kuqe, e anash saj lexohen rreshtat e ndjerë: Sot ti biri bukur mbushe 10 vjec! STINA quhesh e ke te gjitha ngjyrat,ngrohtesine, freskine,nxehtesine e deri dhe kapricot e stineve. U lartesofsh e madhja dhe e vogla dashuri e rrethuar me perqafimin e te vogles e te madhe dashuri AJRI.
Te duam shume e bukura jone!”


Stina e vogël dalëngadalë po rritet, por prindërit nuk duan ta pranojnë këtë, ndërsa ne shpresojmë që sa më shumë të rritet, aq më shumë t’ju ngjajë prindërve të saj të mrekullueshëm. Stafi i Kids’ Time i uron një jetë plot ngjyra, ashtu siç ajo ka emrin, ashtu siç e ka uruar edhe e ëma e saj! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1254 Views