Surpriza që e la pa fjalë, këngëtari shqiptar tregon momentin kur mësoi se do të bëhej baba
Ajo që në të vërtetë të gjithëve iu duk një kohë shumë e shkurtër, për solistin e grupit NRG Band, Besnik Qaka, dhe bashkëshorten e tij tashmë, Lolita Begolli, ishte koha e duhur. Çifti kishin disa muaj që njiheshin dhe frekuentoheshin, por shumë vonë zgjodhën që të postojnë ndonjë foto për ta ndarë dashurinë edhe me publikun. Gjatë verës, Besniku dhe Lolita zyrtarizuan në fejesë marrëdhënien e tyre dhe disa javë më vonë menduan se ishte koha për t’i dhënë fund beqarisë.

I ftuar sot në “Rudina”, Besniku rrëfeu disa prej momenteve më të bukura që ka kaluar gjatë vitit të shkuar që për të do të mbetet një prej më të bukurve.

Siç tha ai, kanë qenë të shumta momentet e bukura që ka kaluar me Lolitën, por si më të veçantin, ai që “e la pa tekst” ishte pikërtisht momenti kur mësoi se do të bëhej baba: “Ka qenë një prej momenteve që mbeta pa tekst. kemi qenë në shtëpi. Erdhi Lolita dhe më dha lajmin. U emocionova shumë…” – tregon Besniku duke kujtuar atë moment.
Por jo më pak emocionues ishte edhe surpriza që Lolita i bëri kur mësoi gjininë e bebes. Besniku nuk është natyrë surprizash: “Nuk i kam shumë qejf surprizat”, – thotë ai me kujdes, por megjithatë, Lolita kishte menduar se kjo do t’i pëlqente.

“Kur erdha në shtëpi, ajo më tha se kishte një dhuratë për mua. Shko hape, më tha, e ke te tavolina. Shkova dhe kur e hapa dhe pashë këpucët rozë, e kuptova menjëherë që ishte gocë” – tha Besniku për momentin kur mësoi se do të ishte baba i një vajze. Edhe për këtë u gëzua shumë, sepse e di që vajzat janë shumë të dashura, sidomos për baballlarët.
Lolita tani është në majin e gjashtë, edhe pak dhe vajza e tyre do të vijë në jetë. Për emrin, Besniku tregon se kanë menduar shumë, kanë propozuar shumë, por akoma nuk e kanë përcaktuar. Kushti kryesor i tij është një emër i shkurtër. Mes tri varianteve të fundit, do të zgjedhin njërin, në fund.
Nga ekrani, Lolitës, ai i premton se do të jetë një bashkëshort i denjë dhe për këtë do të bëjë sa mundet. Por edhe Lolita, përmes një videomesazhi, i shprehu Besnikut dashurinë e saj: “Derisa të njoha ty, nuk e paskam ditur se çfarë më ka munguar… Të paça gjithmonë në jetë. Të duam ne dy çikat” – tha Lolita, ndër të tjera, në video.