Ndodh në Tiranë, djali masakron babain dhe tenton ta hedhë nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë në rrugën “Sokrat Miho”, ku djali ka tentuar të hedhë babin e tij nga ballkoni.

Mësohet se djali Florjan Rica 37 vjeç, e ka dëmtuar me sende të forta babain e tij në kokë dhe më pas ka tentuar ta hedhë nga ballkoni. Babai Mëhill Rica ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë plagë në kokë dhe në trup.
Ngjarja tragjike është parandaluar nga familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar babain.

Sakq, bëhet me dije se 37- vjeçari është me probleme mendore.

Share With:
Translate »
760 Views