Deklaratat shokuese në Turqi, vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë 12

Fëmijët në Turqi, përkatësisht vajzat 9 vjeç dhe djemtë 12 tashmë kanë të drejtë të martohen. Deklarata shokuese që është publikuar së fundmi online nga drejtoria për çështjet fetare ne Turqi ka shkaktuar zemërim dhe revolta të ashpra në mediat sociale. Ky interpretim nga organi shtetëror fetar Diyanet, shkaktoi përplasje edhe në politikën turke, duke e nxitur partinë kryesore opozitare që të kërkojnë nisjen e një hetimi të menjëhershëm nga ana e qeverisë.

Një dokument fetar në lidhje me martesat e fëmijëve në Turqi ka shkaktuar polemika dhe reagime të ashpra në të gjithë vendin.

Partia kryesore opozitare në Turqi ka bërë thirrje për një hetim parlamentar, pasi drejtoria e çështjeve fetare deklaroi se sipas ligjit islam, vajzat e reja deri në moshën nëntë vjeç dhe djemtë 12 vjeç kanë të drejtën për tu martuar.

Deklaratat e kësaj drejtorie, të cilat u postuan online përmes internetit shkaktuan zemërim dhe revolta në mediat sociale.

Diyanet është drejtoria për çështjet fetare edhe organi shtetëror i cili administron institucionet fetare dhe arsimin.

Në po të njëjtën faqe online të Diyanet thuhet se “kushdo që ka arritur moshën e adoleshencës ka të drejtën të martohet”.

Tridhjetë deputetë të opozitës kryesore në vend, të Partisë Republikane Popullore i bënë thirrje urgjente qeverisë që të nisë një hetim të menjëhershëm mbi martesën e fëmijëve.

Nga ana tjetër drejtoria këmbënguli se deklarata për martesat e fëmijëve, nuk ishte gjë tjetër veçse një ndër pikat që përmban ligji islam.

Mosha e lejueshme për martesat në Turqi është deri në 18 vjeç, megjithatë praktika e dasmave të të miturve nëpër ceremonitë fetare është tejet e përhapur në disa zona.

Ligji turk lejon gjithashtu që personat e moshës 17 vjeç mund të martohen me pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve, ndërsa martesa e 16-vjeçarëve që mund të ndodhë në rrethana të jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me miratimin e gjykatës.

Share With:
Translate »
741 Views