Ditëlindja e Avni Mulës, si rrallëherë shohim të këndojë vajza e madhe, Adelina
Ka qenë një festë me shumë emocione, 90-vjetori i Avni Mulës. Miqtë e kompozitorit dhe baritonit të madh ishin mbledhur në Teatrin Kombëtar për një festë me muzikë, siç i takon atij, ku ndër interpretuesit ishin dhe të bijat, sopranoja Inva dhe pianistja, Adelina.
Vajza e madhe, Adelina, edhe pse më pak e njohur sesa Inva, është po aq e talentuar në fushën e saj, piano.

Ajo surprizoi të atin me një këngë e shoqëruar nga tenori Klodian Kaçani.
Sigurisht nuk mund të mos këndonte Inva për babain e saj. Ajo solli kompozimin e tij, këngën “Valsi i lumturisë” e shoqëruar po nga Kaçani dhe “Lule borë” nga baritoni Armando Likaj.
Për Avni Mulën, këndoi edhe mbesa e vogël, Nina.

Në këtë aktivitet për mjeshtrin e madh të muzikës shqiptare ishin të ftuar shumë miq, artistë të njohur të skenës dhe figura të politikës, siç tregohet në albumin e publikuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka uruar gjithashtu kompozitorin dhe baritonin e madh, i cili ka qenë gjatë gjithë kohës i emocionuar.

Pjesë e pandarë e kujtimeve ka qenë dhe bashkëshortja e mjeshtrit, Nina Mula.
Miqtë kanë uruar me shumë dashuri Avni Mulën, ndërkohë që nga fillimi në fund është luajtur muzika e tij. Për krijimtarinë e Avniut një festë nuk është kurrë aq e gjatë sa për ta shteruar.