Pse ndodh agresioni tek fëmijët e vegjël dhe si mund ta parandaloni?
Prindërve ju duket diçka e tmerrshme dhe aspak e këndshme të shohin fëmijët e tyre të shfaqin shenja agresioni, por duhet të dini që kjo është diçka shumë e zakonshme. Të gjithë fëmijët kalojnë në një fazë të tillë, ku për shkak të dëshirës për të qenë të pavarur dhe mungesës së aftësive shprehëse, fëmijët gjejnë një mënyrë tjetër për të dalë nga situatat.
Siç e përmendëm dhe më sipër, sjelljet agresive të fëmijëve janë shumë të zakonshme, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta injoroni këtë veprim të fëmijës suaj. Duhet të siguroheni që fëmijët ta kuptojnë se këto sjellje janë të papranueshme, ata duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të shprehur ndjenjat e tyre.
Çfarë mund të bëni ju për ta rikuperuar këtë sjellje të fëmijëve tuaj?
Ruani qetësinë. Bërtitjet, goditjet apo të sharat, nuk janë mënyra e duhur për të qenë një shembull i mirë që fëmijët duhet të ndjekin. Duke vepruar kështu, ata mendonë që nuk është e gabuar të përdorësh agresionin dhe sjelljet jo të hijshme. Tregoini atij që ju dini ta kontrolloni veten dhe temperamentin tuaj, në mënyrë që dhe ai ta kontrollojë të tijin.
Vendosni limite. Në rastet kur shihni që fëmijët po kalojnë një gjendje agresioni duhet të siguroheni që ai të përballet me pasojat e kësaj. Kjo gjë i jep kohë atij të qetësohet dhe ta kuptojë që veprimi që po bën nuk ka pasoja aq të këndshme sa ai priste.
Theksoni sjelljet e mira të fëmijëve. Nuk është nevoja që ju të tregoheni vigjilentë për të kapur fëmijën teksa gabon, por të vini në dukje anët e tij pozitive. Kjo e bën atë të ndihet mirë kur vepron në mënyrë të duhur.
Fokusohuni më së shumti tek pasojat. Kur shihni që fëmijët po luajnë dhe papritur fillojnë të godasin njëri-tjetrin, duhet ta largoni fëmijën mënjëherë nga loja. Nuk keni pse të bëni aspak moral për këtë, thjesht lëreni atë të qetësohen pak dhe kur të kërkojë që të futet sërish në lojë, duhet ta pyesni nëse ai është gati për t’u bërë pjesë e lojës dhe për t’u argëtuar e jo për të lënduar njëri-tjetrin.
Bisedoni me fëmijët. Komunikimi është shumë i rëndësishëm në shoqëri. Kjo është gjëja e parë që duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj. Bidesoni me ta për arsyen që e ka bërë atë të veprojë në një mënyrë agresive me të tjerët. Nëse është diçka që ju mund ta zgjidhni do të ishte mirë të bënit diçka, për të shmangur situatat e ngjashme, por nëse fëmijët mund ta zgjidhnin vetë këtë, mos ndërhyni.
Është e natyrshme të përjetoni ndjenja agresioni, por gjërat ndërlikohen kur ju i shprehni ato me anë të të goditurave. Mënyra më e mirë për të mos rënë pre e tyre është të shprehni ndjenjat tuaja me fjalë dhe t’i drejtoheni një më të rrituri për këshilla. Gjithashtu mënyra më e mirë për të ndrequr gabimin tënd është duke kërkuar falje. Në fillim është e vështirë, por më vonë ndihesh sikur e gjitha kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Fëmijët duhet ta dinë këtë.
Fëmijët rriten dita ditës dhe ndikohen nga gjithçka që i rrethon. Filmat dhe kartonat vizatimor përbajnë skena të dhunshme. Gjë që ndikon në sjelljen e fëmijëve. Do të ishte mirë që të kontrollonit nga afër gjithçka me të cilën fëmijët përballen çdo ditë.
Fëmijët të cilët nuk merren me sporte janë ata më agresivët. Është shumë e rëndësishme të ruani një balancë të orëve që ai kalon duke u ushtruar.
Ndonjëherë është e vështirë që një prind i vetëm t’i bëjë të gjitha këto, prandaj do të ishte mirë që të këshilloheshit shpesh me psikologun e fëmijës në rastet kur, agresioni i tij kalon në goditje, fëmijët bëhen më shpesh agresiv, gjë që vazhdon t’ju shqetësojë etj.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.