57-vjeçari rreh gruan dhe vajzën në mes të tregut në Librazhd
Dy burra janë arrestuar në Elbasan pasi kanë rrahur gratë e tyre, e njëri edhe vajzën 23-vjeçare. Mësohet se njëri prej tyre është Marku Tollumi, 62 vjeç banues në fshatin Shelcan, i cili u arrestua pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet B.K., 57 vjeçe.
Ndërsa tjetri, Hyqmet Muça, 57 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi pranë tregut të Librazhdit. Ai dyshohet të ketë ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes me inicialet E.M., 50 vjeçe dhe vajzës së tij shtetases A.M., 23 vjeçe. Të dy shtetasit do të akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”. /tip