Rregulat që duhet t’i ndiqni patjetër për një shtatzani të shëndetshme

Shtatëzania është periudha më e vështirë e jetës, plot me surpriza dhe të papritura. Gjatë kësaj periudhe hasim probleme të shumta me format e trupit, lëkurën dhe fytyrën. Zakonisht janë çrregullimet hormonale të cilat sjellin krijimin e disa puçrave apo pigmenteve në fytyrë. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla si të kujdeseni për lëkurën e fytyrës gjatë shtatëzanisë.

Bëni kujdes me ushqimin

Ushqimi ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në shëndetin, por dhe në pamjen e lëkurës sonë. Ja cilat janë disa mënyra ër të pasur një lëkurë të hidratuar dhe të pastër gjatë shtatëzanisë.

Kufizoni konsumimin e kripës.

Eleminoni nga dieta juaj ushqimet e shpejta, të cilat kanë shumë yndyrë.

Kufizoni sasinë e ushqimit në darkë.

Konsumoni sa më shumë lëngje për të pasur një lëkurë të hidratuar gjatë gjithë kohës.

Përdorni maska natyrale për fytyrën

Interneti do t’ju ndihmojë shumë për të gjetur receta nga më të ndryshmet, që përgatiten në shtëpi, për të trajtuar problemet me fytyrën.

Përdorni patate

Patatja është pastrues shumë i mirë i lëkurës si pasojë e niseshtesë që përmban, e cila ka veti të përthithë papastëritë e fytyrës. Për të përgatitur një maskë ju duhet, një kokër patate dhe një tufë majdanozi. Pasi t’i keni përzier në blender, vendoseni përbërjen në një copë fashoje të bardhë dhe aplikojeni tek zonat problematike.

Përdorni caj

Caji shërben për të eleminuar fryrjet apo enjtjet në fytyrë, si pasojë e taninës në përbërjen e tij. Tanina ka aftësi të thith lëngjet e tepërta në fytyrë, veçanërisht në pjesën e rrathëve të syve. Për të përgatitur një maskë më çaj duhet të merrni dy bustina çaji dhe t’i fusni në ujë. Pas kësaj bustinat duhen vendosur në sy për rreth 20 minuta.

Zgjidhni me kujdes makeup-in e duhur

Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për produktet që ju vendosni në fytyrë, pasi ato bëhen shpeshherë shkak i problemeve me lëkurën. Zgjidhni ato tualete të cilat nuk përmbajnë lipide. Gjithashtu, pavarësisht stinës ku ndodhemi, përdorni gjithnjë krem me mbrojtje SPF, për të shmangur shfaqjen e pigmenteve me ngjyrë në fytyrë,

Mos e teproni me kremrat e natës

Nuk është e këshillueshme të përdorni shumë kremra nate gjatë shtatëzanisë, pasi gjatë natës, sidomos tek gratë shtatzëna, lëkura e përthith më shpejt dhe më shumë kremin se gjatë ditës. Kjo gjë ndikon negativisht edhe tek shëndeti i fëmijës.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
917 Views