Ija, gjyshja e Bes Kallakut paska qenë më trendi seç e dinim, tani bëjini “follow” në Instagram
“Njeriu plaket kur do vetë.” Shprehja e famshme, ku më shumë se te gjyshja e Besit bëhet e besueshme? Personazhin më karizmatik që kemi njohur të gjithë pikërisht nga Instagrami, tani mund ta ndiqni në një profil të sajin. Ija e famshme, e cila u bë edhe më shumë pas dasmës së nipit të saj, mori vëmendjen e të gjithëve, të portaleve e mediave televizive.

Ija ishte e ftuar edhe në disa programe të njohura në ekran, për të ndarë me publikun raportin e veçantë që ka me Besin, me Xhensilën, por edhe për të rrëfyer më shumë për jetën e Bubqit – aty ku ajo vazhdon të jetojë edhe sot.

Dashamirësinë që fansat e Besit dhe të Xhensilës kanë treguar për Ijen, aktori i humorit e shpërblen duke i hapur gjyshes së tij të mirë një profil në Instagram. Ose jo, meqë ai shkruan se nuk paska ditur gjë për këtë.
“Të dashur miq, sot Ija më njoftoi se paska hap Instagram, ju lutem shum bojini folloë se kush e duro 100 herë në tel, aman. Hahahahaha. Ja honksha zemren. @ija_besit presim vizita me ket rast” – shkruan Besi në postimin e tij të fundit.
Ndërsa Ija, përveç disa postimeve dhe afro 12 mijë fansave të parë, në postimin e fundit shkruan: “Kët si e mer foton ka njoni ene e hudh ke tjetri nuk disha me e bo ene ma boni i cun ktu, po do ta msoj ene vet sa to mor i çik doren, tashi jam tu e myll per sonte se fillojnë telenavelat” – dhe i ka shkrirë të gjithë së qeshuri.