Emocionon Barbana, ndan foton e rrallë familjare
Nuk ka familje shqiptare pa një fotografi të tillë! Në album a korrnizë është e sigurt që gjendet në një cep të shtëpisë, për të na çuar në të kaluarën plot kujtime. Foto të tilla mbartin një rëndësi të veçantë sidomos kur koha merr ndonjërin nga protagonistët. Një kujtim të tillë të dhimbshëm ka përjetuar sot edhe Barbana Dini. Këngëtarja ka ndarë një foto të vitit 1994 ku familja 5-anëtarëshe dukej mjaft e lumtur duke i buzëqeshur objektivit. Ndërsa Ergi nuk është më mes tyre dhe humbet mundësia e rikrijimit të saj pas shumë vitesh, na mbetet të themi: sa mirë që ekzistojnë fotografitë! /Kids’Time/