Një e përbashkët më shumë e familjeve Gjebrea dhe Haxhiymeri

Populli ynë ka një shprehje. Krushqitë ngjajnë pa bëhen! Dhe ne sapo kemi zbuluar që mes krushqive më të rinj të shoëbiz-it shqiptar, familjes Gjebrea dhe Haxhiymeri, veç ngjashmërive që kanë afruar të rinjtë dhe kanë krijuar atë atmosferë, ka dhe një të përbashkët tjetër shtesë. Nuk ndikon aspak në krushqi, por sigurisht i bën më të këndshme ditët kur ata mblidhen të gjithë bashkë.

Në të dyja familjet, me një djalë dhe vajzë të rritur tashmë, në moshë fejese, si Joni dhe Merlini, ka dhe një fëmijë të vogël. Anna-n e njohim të gjithë, por dhe familja Haxhiymeri ka një djalë të vogël.

E kemi parë djaloshin në disa foto të publikuara më parë nga Ardit Gjebrea ku kanë qenë bashkë të dyja familjet, por në një nga videot e fejesës, bindemi që është vëllai i Merlinit, sepse i thërret “babi”, Adi Haxhiymerit, babait të Merlinit.

Gëzuar Krishtlindjen! Family & Friends #christmaslunch #korce #tavernavasili

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Me siguri, në fillimet e historisë së tyre, por dhe tani, Joni dhe Merlini kanë pasur shumë histori për të treguar për më të vegjëlit e familjes dhe kur mblidhen të rriturit, më të vegjëlit nuk mërziten, kanë njëri-tjetrin.

Share With:
Translate »
1503 Views