Protesta në mbrojtje të vogëlushit, marka e njohur akuzohet për racizëm dhe mbyll dyqanin

Gjigandi i modës suedeze, H&M ka mbyllur përkohësisht të gjitha dyqanet në Afrikën e Jugut pas akuzave për racizëm ndaj djalit të vogël që reklamonte bluzen e linjës së fëmijëve.

Policia ka përdorur plumba gome për të larguar protestuesit që shpërthyen një dyqan në Boksburg të shtunën.

Protestat kanë ndodhur si reagim ndaj djalit të vogël me ngjyrë, që mbante logon ‘Majmuni më i paparë në xhungël’, gjë që u bë virale në rrjete sociale.

Sipas mediave të huaja, protestuesit ishin pjesë e Lëvizjes Luftëtarët e Lirisë Ekonomike, një grup radikal që kishte qëllim mbrojtjen e vogëlushit kundër racizmit.

Menjëherë pas kësaj, H&M njoftoi se dyqani është mbyllur duke dhënë edhe arsyet.

“Asnjë nga stafi apo klientët tanë nuk është lënduar. Vazhdojmë të vëzhgojmë situatën nga afër dhe do të hapim dyqanet sapo situata të jetë e sigurt përsëri. Ne besojmë se racizmi dhe paragjykimet në çdo formë, të qëllimshme apo aksidentale, janë thjesht të papranueshme. Theksojmë se stafi ynë i mrekullueshëm i dyqanit nuk kishte të bënte fare me produktin dhe imazhin të gjykuar në mënyrën e gabuar”, thuhet në deklaratë.

Edhe pse kërkuan falje menjëherë, emra të njohur si Ëeeknd dhe G Eazy hoqën dorë nga kontrata për të qenë imazh i kësaj firme.

Share With:
Translate »
797 Views