Valbona me dy partnerë të denjë në evente, e kush tjetër përveç të bijve!

Rrallë e për mall, madje po të ishte për Bonën, as që do i kishim parë fëmijët e saj. Këtë herë ishte Renato Mekolli që postoi një video e brenda saj ishte edhe Valbona Selimllari me dy djemtë. Vivi, si më e vogla do ketë qëndruar në shtëpi, kurse Deni dhe Keni kanë shoqëruar të ëmën te festa.

(Nga fotoja e fundit e shkrepur në një aktivitet, e deri në këtë daljen e fundit, Deni, djali i madh i shtëpisë ia paska arritur mamit në gjatësi. Sigurisht që Keni ka ende punë se është më i vogël, ama Deni qenka bërë gjithë ky djalë.

(Valbona dhe Deni, djali i madh. Foto nga Google) Qenkan rritur aq sa edhe flokët i kanë stiluar me merak. Ah moj Bona. Do bëhesh vjehrrë shpejt sipas terezisë.Tip

 

Share With:
Translate »
1019 Views