Kim Kardashian bëhet nënë për herë të tretë

Siç dihet Kim Kardashian ka patur gjithmonë probleme në lidhje me lindjen e fëmijëve. Megjithatë edhe pse doktori ia ndaloi të lindte fëmijë, ajo e mori përsipër rrezikun dhe solli në jetë një vajzë dhe një djalë. Por u ndal me kaq. Kaney dhe Kim dëshironin edhe një fëmijë tjetër por këtë herë doktori ia ndaloi rreptësisht. Ndaj mënyra e vetme ishte të sillnin në jetë një fëmijë nëpërmjet një nëne surrogate. Dhe ashtu bënë.
Kaney West dhe Kim Kardashian sapo janë bërë prindër të një vajze.
Kjo është konfirmuar nga “TMZ” pas lajmërimit që ka bërë vetë Kim, ku thotë se nëna surrogate i ka dhënë jetë vajzës së çiftit West, këtë të hënë. Vajza gëzon shëndet të plotë dhe peshon 3 kilogram. Ndër të tjera në lajmërim, Kim dhe Kanye kanë shprehur sesa të lumtur janë për ardhjen në jetë të vajzës së dytë në familje, si dhe kanë falenderuar nënën surrogate e cila bëri të mundur ëndrrën e tyre për një fëmijë të tretë. Ne i urojmë jetë të gjatë dhe mezi presim të mësojmë emrin. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
682 Views