Më në fund e pamë se sa është rritur barku i Kylie Jenner
Kylie Jenner është fotografuar dje në një farmaci, ku i dukej barku i fryrë. Ajo ishte veshur thjesht, me një bluzë të gjerë, streçe, shapka dhe syze, por i gjithë interesimi ka qenë për formën e barkut.
Ajo është shfaqur pas zërave false, që kishte shkuar në Cedars-Sinai Medical Center në LA, për të lindur, në të njëjtin spital ku kanë lindur dhe Kourtney e Kim Kardashian. Më pas TMZ raportoi që kjo nuk ishte e vërtetë, ndërkohë që kjo foto është përgënjeshtrimi më i besueshëm. Marketi farmaceutik ku është fotografuar Kylie, ditën e hënë, ndodhet pranë Cedars-Sinai.

Jenner ende nuk e ka konfirmuar që është shtatzënë, por fansat kanë kapur treguesit e ndryshëm që kur dolën zërat në shtator. Treguesi i fundit ishte nga episodi i ri i Keeping Up with the Kardashians, ku Kylie kapi një nga punonjësit që u mendua që donte ta shiste foton e saj.
Ajo telefonoi të ëmën, Kris Jenner dhe i shpjegoi situatën. “Është gjithmonë dikush që përpiqet ta acarojë situatën, të kesh dikë në shtëpinë tënde që përpiqet të të bëjë foto që nuk duhet t’i bëjë, është vërtet, shumë, shumë stresuese”, ka thënë ajo. Kris madje e konsideroi mundësinë ta “arrestonin” punonjësin, por këtu të vjen të mendosh përse ai person përpiqej të bënte foto.
Një nga të paktat herë që Jenner iu përgjigj publikisht lajmeve për shtatzëninë ishte kur akuzoi fotografët në nëntor që i kishin rritur me fotoshop barkun.
Ajo tha atëherë që mund ta kuptoje nga vijat në sfondin e fotos që imazhi ishte ndryshuar.
Megjithatë, Kylie është parë dhe më pas me bark të fryrë, në fund të dhjetorit. Gjithashtu dhe dje.
Nëse konfirmohet, ky do të jetë fëmija i parë i Jenner me rapper-in Travis Scott.
