Fruthi mbërrin dhe në Shqipëri, 11 fëmijë të prekur

Disa dekada pas ç’rrënjosjes sëmundja fruthit është rikthyer në Shqipëri duke prekur 11 fëmijë.

Pellumb Pipero, mjek infeksionit

“Rastet në Kosovë, Maqedoni, kanë trokitur edhe në portën tonë”.

Të infektuarit janë fëmijë që nuk kane injektuar vaksinën, e cila behet ne moshën 1 vjeçare, dhe që mjeket thonë se është e vetmja mënyre mbrojtjeje.

Sëmundja nis si gripi përhapet ne po njëjtën formë,por është shumë herë më  e rrezikshme.

“Është sëmundje e fëmijëve, ata që nuk janë vaksinuar, por edh të rriturit, ne kemi një gep 80-90 që mendohet se nuk  ka efekt vaksina”.

Statistikisht një i sëmurë me fruth, arrin të infektojë njëherazi 12 persona, e për këtë ekspertët bëjnë apel që të kryhet vaksinimi, ndërsa shkollat, dhe kopshtet nuk duhet të pranojnë fëmijë pa vaksinë dhe me shenja të sëmundjes, e cila rezulton të jetë vdekjeprurëse.

Share With:
Translate »
665 Views