Çfarë janë Double dhe Triple test dhe kur bëhen?

Në javën e 12 të shtatzënisë, bëhet një kontroll shumë rëndësishem ultrazëri, ku mjeku kontrollon se sa e madhe është rrudhja në qafën e frytit, nëse është e pranishme kocka e hundës dhe në mes tjerash bëhet vlerësimi i përqindjes së rrezikshmërisë nga Sindroma Daun.

Pas këtij kontrolli, më së miri në mes javës së 13 dhe 13,5 të shtatzënisë, duhet bërë Dabëll testi nga gjaku i shtatzënës.

Me testin e gjakut, matet niveli i pranishmërisë së tre hormoneve në gjakun e nënës AFP, estrioli dhe HCG, të cilët paraqesin rrezikun eventual nga anomalitë kromozomale.

Pas javës së 15 të shtatzënisë, mjeku juaj do të vlerësojë nëse duhet të bëni edhe Tripëll testin. Po ashtu, ky test mund të bëhet edhe nëse shtatzëna më parë ka kryer Dabëll testin.

Share With:
Translate »
3673 Views