Si të ndihmoni fëmijët të ndalojnë së kopjuari?
Më duhet ta pranoj që jetojmë në një komunitet ku gjëja kryesore është të fitojmë. Nuk ka rëndësi si e arrijmë këtë fitore, por nëse jemi gjithnjë të parët. Kjo gjë haset më shumë tek fëmijët dhe ndyshe quhet kopjim. Kopjimi është një ndër veset më të këqija të fëmijëve, prandaj prindërit insitojnë shumë që fëmijët e tyre të mos veprojnë gabim. Ja cilat janë disa nga mënyrat që mund t’i shpjegoni fëmijëve tuaj se çfarë është kopjimi dhe se çfarë mund të bëni ju për ta rikuperuar këtë.
Nëse do ta vëzhgonit një herë të vetme fëmijën tuaj teksa luan një lojë me karta do të shihni që ai insiston shpesh të bëjë me hile vetëm për të fituar. Edhe pse ai e di që kjo gjë është e gabura, egoja për të fituar dhe për të qenë më i miri, nuk e lë pas. Ata fëmijë të cilët bëhen pre e kësaj egoje janë ata të cilët krijojnë më shumë probleme me shoqërinë.
Por ajo që i shqetëson më shumë prindërit është të zbulojnë që fëmijët e tyre kopjojnë në shkollë, në ndonjë detyrë apo test. Në vitin 2001 është kryer një studim mbi 4500 gjimnaze, dhe rezultati ishte që 97% e këtyre nxënësve kishin kopjuar të paktën një herë. Ky numër sa vjen e po rritet, por pse e bëjnë këtë fëmijët?
Disa fëmijë mendojnë që notat janë të vetmet gjëra që i sigurojnë të ardhmen dhe bëjnë krenarë prindërit e tyre. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Pasi notat nuk janë ato që e bëjnë një fëmijë të kulturuar dhe të sjellshëm, ato thjeshtë personifikojnë njohuritë e tua. Duke menduar të kundërtën disa fëmijë e konsiderojnë kopjimin si të vetmin opsion për të arrirë nota të mira dhe sukses në jetë.
Po në rast se fëmija im kopjon, si duhet të veproj?
Nëse e keni pikasur që fëmija juaj kopjon, atëherë duhet të hidheni mënjëherë në veprim, për të parandaluar çdo problem të mundshëm. Më poshtë do të lexoni një guidë të shkurtër, se si të trajtoni fëmijët e moshave të ndyshme për të hequr dorë nga kopjimi.
Fëmijët e moshës mbi 5 vjeç
Duhet të tregoheni pak striktë me këta fëmijë, sepse zanafilla e krijimit të personalitetit është në këtë moshë. Uluni bashkë me fëmijën tuaj dhe diskutoni për të këqijat që sjell ky veprim i tij, pa ushtruar presion. Më pas pyeteni atë se cila ka qenë arsyeja që ai ka shkuar drejt këtij veprimi.
Fëmijët e moshës mbi 8 vjeç
Nëse këta fëmijë bëhen viktimë e kopjimit vazhdimisht, atëherë duhet të tregoni një kujdes më të madh me këta fëmijë. Sepse duhet të ketë një arsye të fortë që ata e bëjnë këtë vazhdimisht. Mund të kenë humbur vetbesimin apo të ketë një faKtor të jashtëm që e detyron atë.
Ka disa gjëra që ju mund të bëni për ta parandaluar këtë ves tek fëmijët, si:
Bëhuni shembulli kryesor për ta.
Thoksoni vazhdimisht që fitorja nuk është gjithçka.
Tregoini atyre që ju jeni krenarë për ta edhe kur nuk kanë arritur rezultatet më të mira, mjafton që ata të jenë njerëz të mirë.
Nxiteni fëmijën të veprojë gjithnjë siç duhet.
Tregohuni të dashur në sytë e tyre. Është e rëndësishme që të ruani qetësinë.
Fëmijët duhet të mësohen më humbjet dhe zhgënjimet. Në fund të fundit jeta është e mbushur me to, prandaj duhet që ai të jetë i përgatitur.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.