Bie nga dritarja e shkollës, 16-vjeçarja përfundon me dëmtime në spitalin e Kavajës

Një 16-vjeçare nga Rrogozhina është dërguar në spitalin e Kavajës me dëmtime në kokë, pasi ka rënë nga parvazi i dritares së shkollës. Burimet nga Komisariati i Policisë së Kavajës bënë me dije se S.XH, 16-vjeçe është dërguar në spital, pasi në ambientet e shkollës, aksidentalisht, është rrëzuar nga kanati i dritares dhe është dëmtuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Share With:
Translate »
820 Views