Kështu e pritën babin Loriku i biri dhe bashkëshortja Monica
Lorik Cana ka qenë për një javë në Amerikë, por siç ka bërë dhe ai shaka, bashkëshortja e ka pritur si të kishte dy vjet në ushtri.
Që një ditë më parë, Monica kishte treguar përmes një postimi në Instagram, që i mungonte shumë dashuria e jetës dhe me ç’kuptojmë nga postimet e Lorik Canës, i cili tashmë është kthyer në apartamentin e tyre në Tiranë ajo i ka organizuar një pritje madhështore…

Nuk ka munguar as tollumbacja me mbishkrimin nga ana e të birit: Mirëse u ktheve babi!


Dhe në fund, një foto nga përqafimi i munguar.

“Më në fund bashkë”, shkruan Monica.