Babai i tre fëmijëve kërcënonte të dashurën me fotot intime: Kam vrarë një njeri dhe nuk e kam problem të vrasë të tjerë
Një 37-vjear nga qyteti i Kavajës, babai i 3 fëmijëve kërcënonte të dashurën me fotot e saj intime.
Mentor Lecini po gjykohet te Gjykata e Krimeve të Rënda pasi përveç vajzës kërcëonte dhe familjen e saj se do të publikonte fotot intime nëse nuk i siguronin shumë e parave. “Unë kam vrarë një njeri dhe nuk kam problem të vras edhe të tjerë”. Me një kërcënim të tillë Lecini pretendonte të arrinte qëllimin e tij. Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak për një ngjarje të cilën e kundërshton, si të sajuar nga familjarët e ish partneres. Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza për t’iu shmangur një broxhi të papaguar prej kohësh.
Por prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve.
Në referim të veprimeve të kryera nga policia e Kavajës prokurori shprehet se Lecini posedonte foto intime të ish partneres dhe të nënës së saj, me të cilat kërcënonte e do t’i publikonte në rrjetet sociale. Për shkak të ndryshimeve ligjore gjatë seancës Top Channel ,gjyqtarja përmendi se në proces do të marrë pjesë edhe pala e dëmtuar, sipas.
Ndërkohë që i pandehuri dha pëlqimin që gjatë gjykimit, në rast se ai nuk paraqitet në seancë të përfaqësohej nga avokati i tij.