Lind vajzën për të dhuruar organet, por foshnja është shumë e vogël për të shpëtuar të tjerët
Kur i thanë se vajza që mbante në bark do të lindte me deformime të rënda, të cilat do e çonin drejt vdekjes menjëherë pas lindjes, ajo vendosi që gjithsesi ta çojë deti në fund shtatzëninë, në mënyrë që të dhuronte organet e saj, për të shpëtuar jetë të tjera.
Veprimi i madh i bujarisë së 30-vjeçares britanike Hayley Martin, nuk mundi të konkretizohej, pasi u përball me një realitet dramatik, vogëlushja e sapolindur Ava-Job, erdhi në jetë shumë e vogël, dhe nuk mund të shpëtojë jetë të tjera, ashtu siç shpresonte nëna e saj.
Një lamtumirë e dhimbshme, pasi Ava jetoi vetëm 96 minuta pas lindjes së saj në spitalin pediatrik të Est Yorkshire, më 8 janar.
“Kur zbuluam se kishte peshën e një pakoje me patatina dhe se organet e saj nuk mund të dhuroheshin për fëmijë të tjerë, mbetëm të shkatërruar”, tregoi Hayley, shkruan noa.al.
Ajo shton se do ishte shumë e bukur që me jetën e saj të shkurtër, të shpëtonte jetën e një fëmije tjetër.
“Ato 96 minuta që ajo jetoi, ishin më të mirat e jetës sonë. Nuk do hiqja dorë nga ato minuta për asgjë në botë. Do ribëja gjithçka sërish”, shprehet gruaja.

Picture of baby Ava-joy. She was alive for only 96mins.


Picture of baby Ava-joy. She was alive for only 96mins.
