Letra e rrallë që Dritëroi i çoi të shoqes: Kij kujdes për gjirin…
Kjo është një letër që daton më 22 korrik 1966, kohë kur shkrimtari i ndjerë Dritëro Agolli i shkruante bashkëshortes së tij Sadijes. Letra është shumë e shkurtër por kaq e ndjerë e kuptimplotë, sjellë nga vajza e Dritëroit, Elona Agolli.
“22 Korrik 1966
E dashur Sadije ,
Si je tani ? Ke temperaturë? Kij kujdes për gjirin, mos e lërë të të mblidhet qumështi po shtrydhe se sëmuresh . Mos u bëj dembele . Çupa të ngjan ty , siç duket !
Ç’do të të sjell . Ç’të hahet? Më ka marrë malli për ty .
Të puth
Dritëro
P.s Lexoje këtë libër, që të kam sjellë .”