Jo nga çantat apo vilat. Gratë e këtij vendi kanë statusin milionere për një arsye që ka lidhje me fëmijët
Një avion privat? Një dollap plot me veshje dhe çanta? Nëse mendoni se ky është statusi simbol midis milionereve dhe miliardereve të një nga vendeve- enklavë më të pasura në planet, në Upper East Side të New York-ut, e keni gabim, janë fëmijët dhe sa më shumë të kesh, aq më i lartë konsiderohet statusi.
Sipas autores Martin atje vihet re më së shumti një gjë: Shumë fëmijë dhe shumë rrëmujë. Martin e cila u shpërngul nga fshati perëndimor në Upper East Side së bashku me familjen e saj thotë se u habit kur pa gjithë ato fëmijë nëpër parqe, nëpër rrugë.
‘Tre fëmijë në një familje janë një gjë e zakonshme, ndërsa pesë fëmijë nuk konsiderohet më si çmenduri apo e lidhur me fenë dhe besimet, por tregon se je i pasur. Nëse një familje ka 6 fëmijë, atëherë konspirohet si ‘shtet më vete’, thotë Martin e cila thotë se logjikisht një familje e madhe ka të bëjë edhe me një status simbol të madh. ‘Është shumë e vështirë të rrisësh fëmijët, sidomos në New York, ku dadoja, shkollat private, kampet verore dhe shpenzimet në përgjithësi kanë shifra shumë të larta. Në Amerikë, kostoja mesatare për të rritur një fëmijë shkon në 245 mijë e 340 dollarë, bazuar tek një raport i fundit i qeverisë. Por kjo shifër dyshohet në 540 mijë për fëmijët në Manhatan.
Disa nga shkollat e nivelit fillestar kërkojnë më shumë se 40 mijë dollarë në vit. Ndërsa shkollimi në shkollat private është akoma më i shtrenjtë. Mendoni për një familje me gjashtë fëmijë, secili që duhet të ndjeke dy vite ciklin parashkollor dhe më pas shkollën private, kjo do të thotë miliona dollarë vetëm për arsimin, imagjinoni për kërkesat e tjera.
Martin nuk është personi i parë që i sheh familjet me shumë fëmijë si njerëz me status të pasur. Në vitin 2011, New York Post shkruante se në Manhatan, një vend i pasur ka prirje për familje të mëdha, me tre ose katër fëmijë, me një rritje prej 2% ndaj familjeve amerikane.
Ndërkohë që Tina Fey tregoi me një ese të vitit 2011 të publikuar nga New Yorkers se sa e pasjellshme ishte pyetja ndaj një gruaje: A do bëni më fëmijë? ‘Jam e sigurt se vajza ime është e vetmja në klasë që nuk ka një vëlla. Në të gjithë Manhatanin, familjet e mëdha shoqërohen me një status: Njerëz të pasur. Katër fëmijë do të thotë: Si mund të përballoj apo të blej një apartament me katër dhoma gjumi dhe 50 mijë dollarë për secilin në çdo vit?
‘Në Upper Est Side të New York-ut, jo vetëm që fëmijët i japin status prindërve, por u japin nënave mundësinë të përparojnë dhe të krijojnë identitetin e tyre, shkruan Martin në librin e saj “Primatët”.
Në një kulturë shumë konkurruese, pasardhësit ‘e suksesshëm’ janë objekte të statusit dhe pasqyrim i saj. Ajo që bëjnë nënat atje është një profesion më vete. Të jesh në nënë në këtë vend është stresuese, është frika se mund të dështojë ndaj fëmijëve dhe vetes.
Kjo shpjegon se pse nënat këtij vendi mbajnë medalione me inicialet e fëmijëve të gdhendura. Mbajnë dhe unaza me germat e tyre, një për çdo fëmijë, në gishtat e tyre. Pra, në qoftë se doni vërtetë të lini pas dore pasurinë, të zhdukni planet për të blerë një apartament luksoz, mund të bëni një fëmijë tjetër.