Beyonce do fëmijë tjetër, mund të anulojë Coachellan
Beyonce, nënë e tre fëmijëve, Blue Ivy 6 vjeçe dhe binjakëve disamuajsh Sir e Rumi, me sa duket nuk e ka mbyllur këtë kapitull. Këngëtarja ka shprehur dëshirën që ta zgjerojë më shumë familjen. Vjet, këngëtarja anuloi performancën në “Coachella”, për shkak të shtatzënisë. Nëse Beyonce mendon për një tjetër fëmijë, paraqitja e saj në këtë festival mund të jetë në dyshim.

Por, sipas një burimi për “Hollywoodlife”, fansat e “Queen B” duhet të rrinë të qetë, sepse këngëtarja nuk ka ndër mend të bëjë të njëjtin veprim si vjet, sepse për të ky festival është shumë i rëndësishëm. Sidomos, për mos të zhgënjyer fansat. Por asgjëje n7uk i dihet sepse para ca kohësh në një intervistë diva u shpres “se do t’i mbarojë shpejt këto punë”. Me gjithë dëshirën që familja e tyre të jetë e madhe dhe e lumtur, këtë vit ne të duam në “Coachella” Bey! /Kids’Time/
