Në tjetër bebush për Kim

Kim Kardashian u bë nënë për herë të tretë me Chicago përmes një nëne surrogate vetëm të hënën dhe që tani, duket se ajo dhe Kanye West po mendojnë ta zmadhojnë familjen e tyre dhe një herë. People raporton që Kardashian dëshiron që surrogatja të mbajë edhe një fëmijë për të.  “Që para se të lindte Chicago, Kim po e diskutonte për t’i kërkuar nënës surrogate të mbante fëmijën tjetër të saj”, ka thënë burimi për revistën People. “Ajo është kaq e gëzuar nga i gjithë procesi dhe e emocionuar nga nëna surrogate. Kim përfundimisht do më shumë fëmijë”, ka shtuar burimi.  “Asaj i pëlqen shumë të jenë një familje me pesë veta. Ajo do që familja e saj të rritet!”

Kardashian shkruajti rreth përvojës me surrogate-n e saj kur njoftoi për lindjen e Chicago-s në faqen e saj. “Ne nuk e shprehim dot me fjalë mirënjohjen për nënën tonë surrogate që realizoi  ëndrrat tona me dhuratën më të madhe që dikush mund të ketë dhe për mjekët dhe infermierët për kujdesin e tyre të veçantë”, shkruajti Kardashian. “North dhe Saint janë veçanërisht të gëzuar për motrën e tyre të vogël.”

Kardashian ende nuk ka zbuluar foto të vajzës, por u mjaftua me emrin që ishte gjithashtu një surprizë e madhe, duke qenë që e quajti me emrin e një vendi.

Share With:
Translate »
807 Views