Gjyshi i Dilanit, një personazh shumë i njohur, përlot nipin me një mesazh të veçantë
Mbështetja më e madhe ka qenë familja. Që nga fillimet e tij në muzikë e deri më sot. Me pak fat, me shumë talent e me shumë punë, Dilan ia ka dalë të bëjë gjërat që do në muzikë, edhe pse akoma është në fillim të një rruge të gjatë.
Vetëm pak javë më parë ka publikuar këngën e fundit “Chaparrita”, dhe mes shumë përgëzimeve që ka marrë nga fansat, sot ka marrë live edhe një mesazh nga gjyshi i tij, ish-sportisti i peshëngritjes Gudar Beqiraj.
I pyetur për marrëdhënien me gjyshin, Dilan tha se ai tashmë është si shok me gjyshin e tij: “Gjyshi është marrë me mua që kur kam qenë 6 muajsh. Unë jam rritur te gjyshi, 18 vite, edhe është bërë si një baba i dytë. Marrëdhëniet tona janë si miq, unë as nuk i thërras gjyshi, por Gudar, baba Gudar” – tha Dilan.

“Kemi marrëdhënie të veçantë. Ai ka kontribuuar shumë në Dilanin që është tani dhe vazhdon të kontribuojë dhe shpresoj që unë ta kem bërë krenar për kaq sa kam arritur, sepse unë kam akoma shumë për të dhënë.”
Duke kujtuar kohën kur Dilan ishte në garat muzikore dhe pjesë e Klanit, Rudina tregon se dikur ai e shoqëronte të birin në kurset e notit: “Në fakt, ai ka mësuar makinën vetëm për të më çuar mua në pishina, në moshën 62-vjeçare.”

Ish-sportist i talentuar në peshëngritje, Beqiraj i dërgon edhe një mesazh të papritur nipit jo vetëm për ta uruar për klipin, por edhe për t’i kërkuar përfundimin e studimeve: “Gjatë gjithë kësaj kohe, Dilani më ka bërë krenar, sot ka arritur edhe të plotësojë dëshirën e tij, për të promovuar një videoklip vërtet të bukur. Doja t’i uroja suksese të tjera në fushën e muzikës dhe nga ana tjetër do kisha dëshirë vërtet të madhe që Dilani të merrte pjesë në X Factor Angli, ku vititn e kaluar u përgatit, por nuk arriti të shkojë, jo për fajin e tij. Njëkohësisht, ajo që për mua është shumë e rëndësishme, është të mbyllë me sukses studimet, të jetë një diplomat i ardhshëm, paçka se Dilani prioritet ka muzikën tashmë” – tha Beqiraj.
Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave arriti ta përlotë nipin në studio me mesazhin e tij.