Stili i vajzës së Ismail Kadaresë, me elegancën e së ëmës dhe syzet karakteristike të të atit
Ato kanë qëndruar gjithmonë larg mediave, por roli i saj si ambasadore, e ekspozon vajzën e vogël të shkrimtarit, Ismail Kadare.
Besiana Kadare është ambasadore e përhershme e Shqipërisë pranë OKB-së dhe po të shohësh Twitter-in e saj, është gjatë gjithë kohës e zënë me angazhimet e këtij roli, merr pjesë në konferenca, bisedime, pret ambasadorë të rëndësishëm në zyrën e saj, ku nuk mund të mos vësh re foton e Ismail Qemalit…Eh, me siguri do ketë nëpër rafte dhe ndonjë Ismail tjetër, në atë zyrë, por nuk është e nevojshme ta kërkosh në rafte. E dallon dhe në imazhin e Besianës. Të mprehtë, të zgjuar e me ato syzet optike me skelet të trashë, shumë karakteristike si të të atit.
I was delighted to receive at our Mission the Ambassador of #Belarus H.E. Valentin Rybakov. We had a fruitful discussion on strengthening our cooperation in the @UN notably in the field of sustainable development. Our countries are both members in UNDP/UNFPA/UNOPS Executive board pic.twitter.com/t1KMEwU298
— Besiana Kadare (@besiana_kadare) January 24, 2018
Ndërkaq, edhe pse vajzat i ngjajnë babit, mund të thuash që nuk i mungon aspak feminiliteti dhe eleganca e së ëmës, shkrimtares Helena Kadare, që Besiana e përcjell edhe pse veshjet e saj janë strikte, zyrtare e serioze.
Duket se theksin ajo e vë te përmbajtja dhe jo te dukja…Edhe pse artin e buzëkuqit të kuq di ta zotërojë…
https://twitter.com/besiana_kadare/status/955570811414380547
Sipas mamasë së tyre, Besiana, ndryshe nga motra e madhe, është më e hapur dhe nuk ngurron ta shprehë në mjedisin që e rrethon që është e bija e shkrimtarit të njohur.