Kate Middleton dhuron flokët për fëmijët me kancer, komentuesit e “gozhdojnë” për diskriminim

Së fundmi, dukesha Kate Middleton, ka dhuruar plot 20 cm të flokëve të saj për bamirësi, në një fondacion që I merr këto flokë për të prodhuar paruke origjinale për të gjithë personat e prekur nga kanceri, sidomos vajzat e vogla në moshë.

Fillimisht, dukesha nuk e mendoi dhurimin si opsion pasi ju dukën shumë pak flokë, por parukieri I saj Joey premtoi se do të bënte çudira me aq flokë sa ajo hoqi dhe një vajzë e vogël do të bëhej shumë e lumtur. Dhe në fakt ashtu ndodhi.

Dukesha Middleton, kur dhuroi flokët, nuk tregoi se ishte pikërisht ajo që e kishte bërë këtë gjest, në mënyrë që të mos diferenconte midis vajzave të vogla, por gjithsesi kjo u mor vesh në rrjete sociale. Pikërisht në këtë moment, shumë komentues e kanë “gozhduar” dukeshën duke i thënë se ajo nuk duhet të toleronte që ky informacion të dilte hapur sepse disa fëmijë do të ndihen shumë keq ndërkohë që një vajzë do të ndihet më me fat se të tjerët.

Megjithatë, vetë familja mbretërore nuk ka dhënë asnjë prononcim lidhur me këtë. /

Share With:
Translate »
953 Views