Kate këtë herë mund të ketë gabuar me veshjen

Turet e Kate Middleton dhe princ William u japin revistave të modës shumë material. Në pak ditë, një nga ikonat më të dashura të stilit, Kate Middleton shfaq disa veshje dhe fansat dhe editorët e modës, me siguri që e kanë një ngjarje të bukur.

Aktualisht çifti mbretëror ndodhet në një tur në Suedi dhe Norvegji. Dje mbyllën udhëtimin e tyre në Stokholm, ku për herë të parë Kate Middleton, edhe pse me një hijeshi të rrallë në portret, pasi kishte zgjedhur t’i kapte flokët topuz dhe të vendoste vathë diamanti, me veshjen u duk sikur kishte gabuar.

Fustani i saj Erdem, i së njëjtës markë me atë të florinjtin e një dite më parë, në ngjyrë blu pudër, zbriste poshtë gjurit, ndërkohë këpucët kërkonin më shumë pulpë të zbuluar për shkak të modelit të tyre.

Me gjithë çmimin 2690 paund, fustani kadife dukej se nuk i dha ndonjë shkëlqim të veçantë Kate, mëngët këmbanë shumë të gjera dhe të dukshme, pjesa e fundit, edhe pse e kominuar me dizenjon lisho të jakës dhe brezit të fustanit, e rëndonte pamjen…dhe komentuesit këtë herë nuk e kanë marrë me të mira Kate. Kanë thënë madje që fustani ngjante si perde…

Të moshuarat mund të thonë që e ka veshur për të mos rënë më sysh.

Share With:
Translate »
982 Views