Gerta Heta tregon ecurinë e binjakes që ia doli dhe planet për në fëmijë të tretë

Ndonëse prej disa kohësh i mungon ekranit sërish moderatorja Gerta Heta është një personazh mjaft i dashur.

Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku u shpreh nëse mendonte të kishte një fëmijë të tretë.

Ajo theksoi se me problemet që ka patur me vajzën e saj të dytë Matean nuk e mendon të përjetojë sërish diçka të tillë.

“Me aq sa kam kaluar, nuk më merr malli që të shkoj në spital. Ndonëse Matko, e kërkon një mashkull, pasi i shuhet mbiemri, kjo s’ka për ta ndodhur. Kohët kanë ndryshuar, le ta mbajnë mbiemrin vajzat”,-përfundon Gerta

 

Share With:
Translate »
1425 Views