Lavdërojini fëmijët për mundin, jo për inteligjencën!

Hulumtimet e reja tregojnë se fëmijët të cilët marrin lëvdata për inteligjencën, shpeshherë kopjojnë në testime.

Këto hulumtime mbështeten edhe nga studimet e kryera nga Carol Dweck, i cili për 40 vite kishte hulumtuar dhe kishte dëshmuar se fëmijët të cilët lavdërohen për mundin e tyre, e jo për aftësitë e tyre, kanë më shumë shanse për sukses sepse janë më të motivuar.

Nëse fëmijët besojnë se inteligjenca e tyre mund të zhvillohet, ata e kanë më të lehtë të ballafaqohen me pengesa.

Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët të cilët kryesisht lavdërohen për shkak të inteligjencës dhe jo për shkak të mundit, shpeshherë kopjojnë dhe bëjnë hile në teste.

Sipas hulumtuesve, lavdërimi i inteligjencës së fëmijëve ua ulë atyre motivimin dhe i “detyron fëmijët të kopjojnë në tekste për të arritur më së shumti pikë sepse presin që të jenë më të mirët”.

Share With:
Translate »
775 Views