Kur Elvana dhe Ermali sapo kishin hyrë në adoleshencë, foto e rrallë po bën xhiron e rrjetit
Data 3 shkurt përkon me ditën e lindjes së këngëtares Elvana Gjata. Në mes të listës së gjatë të urimeve nuk kishte si të mungonte ai i mikut të saj të vjetër Ermal Mamaqit, i cili ka zgjedhur ta urojë këngëtaren nëpërmjet një fotografie të shkrepur vite më parë, ku dy artistët shfaqen përkrah moderatores Rudina Magjistari. Foton e ka shoqëruar me një urim special duke na treguar edhe një herë tjetër marrëdhënien e tij të ngushtë me Elvana Gjatën. “Je një nga njerëzit më special të jetës time. Ke qenë gjithmonë. Uroj një jetë të gjatë dhe të bekuar. 100 Motra”- ka shkruar Ermali.