Më në fund! Kylie Jenner bëhet nënë!

Një portal australian i quajtur “Mamamia” ka publikuar pa dashje lajmin se Kylie Jenner ka lindur pak orë më parë.

Thuhet se më e vogla e klanit Kardashian-Jenner është bërë nëna e një vajze ndërkohë që ky lajm mbante shënimin ‘Mos e Publiko”. Pjestarët e këtij stafi duket se janë ngatërruar duke e postuar në portalin e tyre por që menjëherë më pas e kanë shfirë.

Disa njerëz arritën të kapin një ‘screenshot’ të këtij lajmi për ta postuar në rrjetet sociale. Fansat e saj dhe publiku menjëherë kanë reaguar ndaj tij duke dashur të mësojnë më shumë por familja e saj po sigurohet që çdo gjë të mbahet e fshehtë.

Burime për “Ace Showbiz” kanë raportuar se Kylie do të tregojë çdo gjë mbi shtatzaninë e saj në një episod të “Keeping up with the Kardashians”. Ky episod pritet të transmetohet më 25 shkurt dhe më në fund të gjithë do të mësojnë përse 20-vjeçarja po qëndron kaq e fshehtë.

Share With:
Translate »
737 Views