Shën Valentini po vjen, bëjini edhe fëmijët pjesë e festimeve me këto ide dhuratash
Shën Valentini është festa e dashurisë. Kur pjesë e të dhuruarit dashuri bëhen edhe fëmijët nuk ka gjë më të bukur. Prandaj ne ju tregojmë disa mënyra si të mos harxhoni dhe t’i bëni fëmijët pjesë e festës.
Merrni disa copa letrash dhe filloni të krijoni. Mund të formoni disa zemra me dedikime.
Një foto e fëmijës krah një dedikimi të veçantë do ishte shumë e bukur.
Mund t’i ndihmoni fëmijët të krijojnë disa flutura me dedikime. Ose te shkruajnë një zarf me fjalë të ëmbla.
Një milion ide që vetëm ju dini ti personifikoni duke i lejuar edhe fëmijët të jenë kreativ.