Deputeti publikon foton prekëse, fëmija me kamionin lodër, të prishur nga dherat e Novoselës

Deputeti Fate Velaj ka sjellë një foto-lajm, tronditëse për realitetin e Novoselës ditën e sotme. Eshtë një fëmijë i vogël që mban në dorë një gjysëm kamioni, që siç duket i është prishur. Duket lodra që është bërë gjithë baltë.
Fëmija, që shoqërohet nga i ati, e ka në dorë. Nuk mund të luajë me të. Sepse ajo është e prishur. Por është bërë gjithë baltë. Ndoshta fëmija e ka lënë në oborr dhe shirat e rrëmbyeshëm e kanë prishur.


Të tillë kamionë fëmija ka parë shumë këto dy ditë në zonën e Novoselës. Por janë kamionët prej vërteti, që po punojnë për hapjen e rrugëve nga përmbytjet.
Fate Velaj, deputeti i Vlorës, ka shoqëruar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci në inspektimet që janë bërë ditën e sotme në qarkun e Fierit.

Share With:
Translate »
617 Views