Çiljeta dhe Ferrnando kanë ditëlindjen, e ëma në mesnatë nxjerr ca sekrete të vogla familjare

Një ditë e veçantë kjo e sotmja për këngëtaren shumë të dashur për publikun shqiptar, Çiljeta. Sot ajo feston ditëlindjen, këngëtarja mbush 33 vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mos mungonte edhe urimi i nëns së saj.
Majlinda teksa e uron të bijën me fjalët më të ëmbla zbulon edhe një “sekret” të vogël. Ajo tregon për herë të parë se kush ia ka vendosur emrin Çiljeta këngëtares.
“Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një liber i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shumë lumturi mbas dy çunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoj gjithë familja duke të vënë dhe emrin nusja xhajës Teuta emrin Ciljeta .Ti je drita e syve të mi .Por ti na dhe nje gëzim akoma më të madh.Na solle në jetë nje princ të vogël Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë .Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë .Zoti ju bekoftë”, shkruan e ëma e këngëtares.
Kujtojmë se këngëtarja feston sot ditëlindjen bashkë me të birin Fernandon, i cili ka ardhur në jetë në të njëjtën datë me mamin.

Share With:
Translate »
926 Views