Shokon aktorja e njohur turke: “Kam dashur të vras veten kur isha shtatzënë”

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga përfundimi i xhirimeve të telenovelës ‘’Sulejmani i Madherishem’’, ajo vazhdon të njihet nga të gjithë si sulltanesha Hyrem, sulltanesha e preferuar e të gjitha kohërave. Por, roli i cili do të shënjonte një pikë kthese në karrierën e saj do të shoqërohej edhe me disa episode për të cilat aktorja ka vendosur të flasë së fundmi. Një periudhë e errët depresioni, në mes të fazës më të bukur të jetës së saj, mëmësisë.
Në Antalia mora çmimin si aktorja më e mirë, po pikërisht në atë mbrëmje u përpoqa të bëj vetëvrasje”, tha bukuroshja duke shtuar më tutje se “shkova në dhomën e hotelit dhe hodha statujën e çmimit që u shkatërrua. Isha plotësisht e çmendur dhe fillova t’i prej duart, gjaku ishte kudo. Doja të dilja nga ballkoni dhe kërceja sepse vetëm ashtu do të shpëtoja. Doja të zhdukesha, pasi ndihesha e vdekur. Por, në vdekje pashë shpëtimin. Psiqikisht nuk kam qenë mirë”.

Share With:
Translate »
743 Views