Thyhet zemra prej nëne e Tinka Kurtit, humb djalin papritur
Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj të vetëm Zef Kurti.
Për këtë ka njofrtuar shkrimtarja Flutura Acka, e cila njëherit është edhe mike e aktores Kurti.
“Tinkën, ç’e paska gjetë!
Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin, ka shkruar Acka.
Ndërkohë vetë Tinka Kurti së fundi ishte duke u kuruar, e cila pati probleme shëndetësore, edhe pse ishte në mes të provave të shfaqjes operistike”Carmen”.
/kultplus.com