Pas lindjes së vajzës, reagon për herë të parë i dashuri i Kylie Jenner
Kur Kylie tregoi për shtatzëninë e saj, dhe për lindjen e vajzës të dielën në mbrëmje, ishte e pritshme që edhe i dashuri i saj dhe babai i fëmijës të shkruante në Twitter, diçka në lidhje me vajzën.
Teksa Kylie postoi një status të gjatë në Instagram dhe një video 11 minuta në dedikim të vajzës së saj, Travis është treguar si të gjithë burrat; fjalëpak.
Reperi përmes një postimi në Twitter ka shkruar thjesht datën e lindjes së vajzës.

Kylie në videon 11 minutëshe nuk ka treguar as portretin e vajzës dhe as emrin e saj. Gjithsesi ndjekësit e saj, mendojnë se e kanë gjetur emrin e vogëlushes së Kylie-t. Ata janë të bindur se emri i saj është Butterfly( flutur).