Stresi i nënës gjatë shtatzanisë ndikon tek imuniteti i fëmijës
Rezultatet që u paraqitën në një konferencë mjekësore në Toronto, tregojnë se si stresi, që mund të kalojë një nënë e ardhshme gjatë shtatëzanisë, mund të ketë pasoja të rënda tek fëmija i saj.
“Studimi ynë i bashkëngjitet një numri gjithmonë në rritje kërkimesh shkencore që tregojnë se stresi që mund të kalojë një nënë, që mund të vijë si pasojë e problemeve ekonomike apo ndonjë problemi tjetër, lidhet me ndryshimet në zhvillimin e sistemit imunitar tek fëmijët edhe gjatë shtatëzanisë”, thuhet në një deklaratë të profesoreshës Rosalind Wright, të Universitetit të Harvardit në Boston.
Wright dhe kolegët e saj kanë zbuluar se nënat, të cilat kalojnë një shtatëzëni të qetë kanë më shumë mundësi të lindin fëmijë me nivel më të lartë imunoglobuline E o IgE – komponent i sistemit imunitar – edhe pse gjatë shtatëzanisë mund të përballen me substancat që mund të shkaktojnë lloje të ndryshme alergjie.