Ç’ndodh me beben gjatë abortit | Video
Doktori Anthony Levatino, gjinekolog, i cili ka punuar në abortime, i ka treguar opinionit, nëpërmjet një animacioni, se çka ndodh gjatë abortimit me nënën dhe beben. Ai i ka bërë 1.200 abortime.
Në këtë xhirim tregon se si përfundon shtatzënia në tremujorin e dytë.
Bebja atëherë është në javën e dymbëdhjetë, dhe është e madhe sa shuplaka e dorës së njeriut të rritur.
– Pjesa më e madhe e opinionit është e informuar se çka ndodh gjatë abortimit – thonë në organizatën “Live Action”, e cila është kundër abortimit.
– Ata të cilët propagandojnë për abortim e maskojnë tërë procedurën me eufemizma. Përdorin shprehje si p.sh., produkt i ngjizjes, ndërprerje e shtatzënisë etj.
Një anketë e para disa kohësh ka zbuluar që madje 81 përqind e amerikanëve janë për ndonjë kufizim të abortimit, duke kërkuar që procedura të përkufizohet në shtatzëninë deri në tre muajt e parë.