Lyrical Son dhe Gresa arratisen me vajzën në pushime ekzotike

Reperi i njohur Lyrical Son ka premtuar se këtë vit do të jetë shumë produktiv në muzikë.

Ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa, kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi.

Ata kanë shkuar në Meksikë, për të shijuar plazhin dhe motin e ngrohtë, bashkë me vajzën e tyre, Evën.

Ka qenë pikërisht bashkëshortja e reperit, Gresa, ajo e cila ka ndarë me fansat disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën, teksa shijojnë plazhin.

“Pushime në Meksikë me më të dashurit e mi”, ka shkruar gresa në mbishkrimin e fotografisë.

Nga buzëqeshja në fytyrat e tyre, duket se familja Arifi po shijojnë në maksimum këtë pushim ekzotik.

Share With:
Translate »
747 Views