Çfarë të bëni kur fëmija është nazeli me ushqimin

Mjekët kanë veçuar një sëmundje të re ushqimore, një “bllokim” total që prek veçanërisht fëmijët. Kjo mund të ketë zënë fill nga eksperiencat e mëparshme ose mund të jetë një predispozicion gjenetik.

Ja si të ndërhyni:

Specialistët e përmbledhin këtë shqetësim si Arfid. Bëhet fjalë për një patologji të re që lidhet me ushqimin: një formë e refuzimit të ushqimit pak a shumë i ngjashëm me anoreksinë, e përhapur më shumë tek fëmijët. Ndryshe nga anoreksia, kjo patologji nuk lidhet me pasigurinë me trupin, por me arsye më të paqarta si: frika nga mbytja, mostretja, një alergji e papritur, frikë apo mospëlqim nga shija, forma apo dhe aromat.

Ngatërrohet me kapriçot

Manifestohet me një refuzim sistematik të ushqimit, edhe ata që quhen të shijshëm, që pasohet me një fëmijë me pamje të dobësuar, të lodhur.
Ata që e manifestojnë më së shumti këtë sëmundje janë fëmijët e moshës 2-3 vjeç, një nga moshat më të prekura nga refuzimi i ushqimit deri në moshën e preadoleshencës.

Rreziku më i madh është që kjo patologji ngaërrohet me kapriçot normale. E si mund të ngjajë ndryshe refuzimi i ushqimeve të bardhë, apo të butë apo ndonjë ushqim me aromë të veçantë?

Faktorët gjenetikë

Në disa raste origjina e sjelljeve të këtilla selektive mund të jenë dhe faktorët gjenetikë. Për shembull një qasje e lindur ndaj shijeve acide mund të sjellë refuzinim e të gjithë ushqimeve që përmbajnë sado pak aciditet. Në këtë rast, veprimi i parë që duhet të bëhet është ndjekja e gjurmëve të “edukimit në shije”.

Dy këshilla për të gjithë prindërit

Në çdo rast për të parandaluar këtë patologji, është mirë që prindërit të ndjekin disa rregulla të thjeshta në tavolinë:

Së pari mos t’i japin shumë rëndësi ushqimit, pasi shpesh të rriturit kanë ide të gabuar në lidhje me nevojat reale të fëmijës për ushqim.

Së dyti mos premtoni shpërblime ose ndëshkime, apo t’a ndiqni fëmijën në shtëpi duke u përpjekur që të hajë më çdo kusht. Në kërë mënyrë raporti me ushqimin do të jetë më i qetë. Dhe kështu ndoshta i vogli nazeli do të bëhet një ekspert “gourmet”.

Share With:
Translate »
775 Views