13-vjeçarja bie nga 1 mijë metra lartësi

Një vajzë 13-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi po bënte hiking në Parkun Kombëtar të Zionit në SHBA. Trupi i vajzës, i cili nuk është identifikuar, por me sa duket është nga Utah, u gjet në West Rim Trail në kanionin e Refrigerator, raporton Salt Lake Tribune.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një zëdhënës i parkut tha: “Të gjitha të dhënat tregojnë se ajo ra nga Angels Landing”. Vajza ra nga një lartësi prej të paktën 1.000 metra në tokë.

Ajo është viktima e 8-të që gjen vdekjen në këtë kanion që nga viti 2004. Viktima më e fundit para vajzës ishte në mars të vitit 2017. Hetuesit po investigojnë detajet e ngjarjes.

Share With:
Translate »
707 Views