Ishte gati për të lënë punën nga sjellja e keqe e nxënësit, veprimi i mësueses do ju përlotë
Një mësuese 26-vjeçare ka adoptuar një student me sjellje të keqe dhe vëllain e tij të vogël. Chelsea Haley filloi të punonte me Teach for America, një organizatë jofitimprurëse që ofron mbështetje për shkollat me të ardhura të ulëta.
Në vitin 2013 takoi 12-vjecarin Jerome Robinson, i cili është pezulluar disa herë nga shkolla për veprimet e këqija dhe gati e bëri atë që të dorëhiqet nga puna.
Gjithsesi ajo arriti që të gjejë mënyrën për ta qetësuar. Shkolla i kërkoi mësueses të qëndrojë në punë vetëm për hir të adoleshentit.
Jashtë ambienteve të shkollës, Robinson dhe vëllai i tij i vogël, Jace jetonin në kushte të rënda ekonomike me gjyshërit e tyre.
“Ishte kombinim i tragjedisë së shoqëruara me situata tjera kur jeton në varfëri,” – tha Haley për CNN.
Një natë, Haley pa në ëndërr sikur fat ii saj ishte që të bëhej nëna e Robinson. Kështu, ditën tjetër adoleshenti e pyeti nëse mund të jetonin bashkë.
Pasi takoi familjen e Robinson, Haley po planifikonte që të shpërngulej në Gjeorgji, prandaj mori leje për të marrë dy djemtë e vegjël, njëri prej të cilëve ishtë 1 vjec e gjysmë.